“LDK po vulos rikthimin e madh në vendin ku mori shuplakën më të rëndë politike rreth një viti më parë”

Aktuale

“LDK po vulos rikthimin e madh në vendin ku mori shuplakën më të rëndë politike rreth një viti më parë”

Nga: A.ZH Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:31
Pamje nga tubimi i LDK-së në Llap

Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, ka publikuar pamje nga tubimi i kësaj partie në Podujevë.

Ai ka thënë se LDK-ja po rikthehet pikërisht aty ku mori shuplakën e rëndë politike rreth një vit më parë, përcjell Bota sot.

Bislimi është shprehur i bindur se Ekrem Hyseni do të jetë kryetar i ri i Podujevës.

Postimi i tij në Facebook:

Pikërisht aty ku morëm shuplakën më të rëndë politike rreth një viti më parë, po aty sot po vuloset rikthimi i madh i LDK-së! Llapi po e rikthen besimin në LDK e po e bën Dokun kryetar komune në Podujevë!

Doku është jo vetëm vlerë e shtuar për LDK-në, por edhe frymëzim e bekim për vet llapjanët!

Qofsh gjithherë faqebardhë miku im Dr. Ekrem Hyseni, e fitorja juaj në Podujevë me 14 nëntor qoftë ogurbardhë edhe për fitoret tjera të LDK-së në balotazh!

#LDK160 #Fitore

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat