Rama: Projekti për ndërtimet në Badovc ka qenë legal

Aktuale

Rama: Projekti për ndërtimet në Badovc ka qenë legal

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:57
Përparim Rama

Kandidatët për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga LDK-ja dhe Arben Vitia nga VV-ja janë përplasur në lidhje me ndërtimet në zonën e liqenit të Badovcit.

Rama në emisionin DebatPernime tha se nuk do të lejojë ndërtime në Badovc.

Pas kësaj deklaratë reagoi Vitia duke thënë se nuk e di nëse ka ndryshuar ose jo koncepti i kundërkandidatit të tij për ndërtimet në Batovc.

Ai përmendi edhe projektin e Ramës si arkitekt muaj më parë për ndërtimet në atë zonë që ishin pezulluar.

Rama tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se projekti ka qenë legal.

“Është totalisht jo e vërtetë z. Vitia, projekti ka qenë totalisht legal dhe kam punuar pikërisht kur ju keni qenë si pjesë e Qeverisë aty kemi filluar procesin. Të gjitha aspektet legale janë marrë parasysh edhe për herë të parë në Prishtinë ne kemi sjellë një sistem i cili ka pasur impiant, e ka mbrojtë natyrën dhe ka mundësuar që impianti të përdoret për të krijuar rrymë dhe të mbrojë natyrën në të njëjtën kohë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat