Ridvan Berisha tregon se kush do të fitojë në Gjilan: Kaq do të jetë diferenca mes Hazirit e Hysenit

Aktuale

Ridvan Berisha tregon se kush do të fitojë në Gjilan: Kaq do të jetë diferenca mes Hazirit e Hysenit

Nga: P.R Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:34
Ridvan Berisha

Lutfi Haziri i LDK-së, do përballet me Alban Hysenin e Vetëvendosjes në balotazhin e 14 nëntorit për të parin e Komunës së Gjilanit.

E përmes një postimi në facebook, gazetari Ridvan Berisha ka shkruar se Lutfi Haziri do ta fitojë balotazhin në Gjilan.

Madje Berisha ka treguar edhe diferencën e votave, që sipas tij Haziri do ta ketë ndaj Hysenit.

“Mbanum per fjale. Lutfi Haziri do ta fitoj rundin e dyte, do te rikonfirmohet kryetar i komunes me nje diference ndaj kunderkandidatit me rreth 2000 vota epersi. E kam parashikuar se Gjilani do te shkoj ne balotazh e tash mbi informacionet mjaft mire te verifikuara po ju them se te dielen ne darke Luta do te rikonfirmohet kryetar komune! Rrnofshin zgjedhjet fer, te lira e demokratike!”, ka shkruar Ridvan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat