Edhe një reagim nga SHBA pas vizitës së Grenellit në Ballkan: FBI duhet ndalojë në aeroport kur të kthehet

Aktuale

Edhe një reagim nga SHBA pas vizitës së Grenellit në Ballkan: FBI duhet ndalojë në aeroport kur të kthehet

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 09:58
Richard Grenell

Gazetari amerikan Tom Beshear ka shkruar rreth vizitës së Richar Grenell në rajon.

Sipas tij, Grenell mund të ketë shkelur ligjin me vizitën e tij në Ballkan.

Po, mendoj se ka një ligj kundër kësaj. FBI duhet ndalojë Grenellin në aeroport kur të kthehet”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, gjatë ditës së djeshme qëndroi në Kosovë, derisa  në një prononcim para gazetarëve ka thënë se vjen këtu si qytetar i lirë dhe jo si përfaqësues i administratës amerikane.

Shumë nga administrata e Trump dhe shumë amerikanë janë të frustruar sepse pamë një marrëveshje historike – ekonomike, për të cilën u pajtuam për popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë. Nuk u bë për qeveritë. Nuk ishte për politikë, por zhvillim ekonomik. Shumë të rinj në Kosovë dhe Serbi u shpërngulën në Gjermani, Hungari, Poloni sepse nuk mund të gjenin punë. Nëse shikoni se çfarë negociuam. Ne filluam një fluturim historik midis Prishtinës dhe Beogradit. E bëmë sepse komuniteti i biznesit na tha se na duhen vende punë. Shumë në Perëndim mendojnë se konflikti në rajon vazhdon, dhe më pas vendet e punës nuk lëvizin këtu, kështu që ajo që ka ndodhur në javët e fundit është zhgënjyese për Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Grenell para gazetarëve.

Për vizitën e Grenell në Ballkan, reaguan edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Reporterja e Shtëpisë së Bardhë nga Bloomberg News, Jennifer Epstein, ka njoftuar se ish ambasadori i Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili gjatë ditëve të fundit ishte në Prishtinë, nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtëpia e Bardhë i përgjigjet ish-Presidentit Trump që dërgoi “Ambasadorin e tij të dërguar” Ric Grenell në kufirin Kosovë-Serbi: “Jashtë imagjinatës së tij shumë aktive, Donald Trump nuk është më President dhe nuk ka asnjë ‘ambasadorë të dërguar’ që përfaqëson Shtetet e Bashkuara”, u tha në reagim.

Grenell gjatë ditës së sotme po qëndron për vizitë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat