“Çfarë hipokriti”, sulmoi Përparim Ramën se është nga diaspora, Arben Vitisë i vjen reagimi nga LDK

Aktuale

“Çfarë hipokriti”, sulmoi Përparim Ramën se është nga diaspora, Arben Vitisë i vjen reagimi nga LDK

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:12
Arben Vitia dhe Përparim Rama

Doruntina Maloku nga LDK ka reaguar ndaj kandidatit të VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili e ka sulmuar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama në debat, duke i thënë se ka ardhur nga diaspora.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur hipokrit Vitinë, duke thënë se ai nuk e do Ramën pse është nga diaspora, ndërsa që organizon fluturime e autobusë që diaspora të vijë ta votojë, përcjell Bota sot.

“Mërgimtarë, a jeni kësajde?” ka shkruar Maloku ndër të tjera në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Arben Vitia e sulmoi sonte disa herë Përparim Ramën se ka ardhë nga Diaspora për të kontribuar në Kosovë.

Çfarë hipokriti! I organizon fluturime e autobusë Diasporës me ardhë për vota, por nuk e do një pjesëtar të Diasporës për me udhëheqë një qytet.

Mërgimtarë, a jeni kësajde?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat