Parashikimi për 14 nëntor, Berisha tregon se kush e fiton Prishtinën dhe komunat e tjera

Aktuale

Parashikimi për 14 nëntor, Berisha tregon se kush e fiton Prishtinën dhe komunat e tjera

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:22
Ilustrim

Gazetari Ridvan Berisha ka bërë parashikimin e tij për fituesit në komunat që janë në balotazh, që do të mbahet me 14 nëntor.

Derisa ka komentuar në një postim të Doruntina Malokut nga LDK, në Facebook, Berisha ka thënë se në Prishtinë do të fitojë Përparim Rama, përcjell Bota sot.

Sipas tij, në Prizren do të fitojë Shaqir Totaj nga PDK, në Gjilan Lutfi Haziri, në Gjakovë Ardian Gjini, në Istog Bekë Berisha, në Podujevë Ekrem Hyseni, në Kaçanik PDK, në Kamenicë Qëndron Kastrati, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në Obiliq Xhafer Gashi, në Vushtrri Ferit Idrizi, në Drenas Rami Lladrovci, ndërsa për Klinë, Junik, Dragash dhe Shtime ka thënë se nuk mund të nxjerr përfundime.

Komenti i tij i plotë:

Dita e fundit e fushatës zgjedhore. A mbahet qurani siç thotë një fjale e jona popullore në natën e fundit të Bajramit, patjetër se jo!

Pa hatrime, mbi bazën e informacioneve nga spektri i gjerë politik, bazuar dhe në njohuritë mbi sentimentin e votuesit kosovar se si dhe për cilin kandidat do të votojë të dielën në rrethin e dytë, më poshtë po përpiqem të jap një vlerësim të plotë mbi rezultatin e së dielës në darkë.

1) Shaqir Totaj në Prizren do të festojë fitoren! Ka një koalicion me shtratin origjinal të votuesit të PDK-së, sot, i rreshtuar në Nisma.

2) Përparim Rama në Prishtinë po ashtu ka arsye të pret fitore meqë votuesi i PDK-së dhe vota konjukturale e saj mezi pret revanshin ndaj LVV-së, megjithëse në zgjedhjet e vitit 2013 kishte vepruar nën të njëjtin pretekst me votën kundër Isa Mustafës.

3) Lutfi Haziri do të fitojë sepse nga disponimi i votuesit të PDK-së atje, që pa asnjë hezitim mendoj se njoh mirë, do t'ia sigurojë një epërsi të dukshme z. Haziri, nën mbështetjen edhe të votuesit të AAK-se, etj, etj.

4) Gjakova do të vijojë edhe për katër vjet të tjera me Ardian Gjinin, kështu që terreni atje flet për një përparësi të tij për shumë arsye ndaj kundërkandidates.

5) Istogu, për shkak të specifikave të tij që lidhen me historikun dhe vendlindjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka ndryshuar tashmë në favor të kandidatit Bekë Berisha. Edhe në rrethin e dytë për herë të parë kjo komunë do të qeveriset nga z. Berisha.

6) Podujeva me kandidatin Ekrem Hyseni mund të festojë qysh sonte fitoren.

7) Kaçaniku do të vazhdojë me doktorin e PDK-së edhe për katër vjet të tjera.

Qëndron Kastrati në Kamenicë me krejt stopat e mundshëm, përfaqëson përparësi në çdo pikëpamje dhe natyrisht se e pres fitoren e tij të dielën në darkë.

9) Fushë Kosova dhe Vitia do të vijojnë me kandidatet e njëjtë, do të jenë fitues të rrethit të dytë të votimeve.

10) Obiliqi do të vazhdojë me Xhafer Gashin, këtu bash s'kam asnjë mëdyshje.

11) Qyteti me trashëgimi historike, Vushtrria, do t'ia besojë fitoren kandidatit Ferit Idrizi. Lirisht përgatituni për të festuar rezultatin për të.

12) Drenasin po natyrisht se e fiton pa asnjë dilemë Ramiz Lladrovci.

Klina, Juniku, Dragashi, Shtimja, nuk arrij të nxjerr përfundime sepse nuk e njoh mirë habitatin e votuesve.

Uroj që shteti ynë të ridëshmojë se përfaqëson një demokraci të lartë, duke garantuar një proces vërtetë të lakmueshëm demokratik, që vota të mos deformohet, të sigurojmë një proces të lirë e fer zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat