Përgjigjja e Bislimit e nervozon Blerta Deliun, e lëshon mbledhjen e Komisionit

Aktuale

Përgjigjja e Bislimit e nervozon Blerta Deliun, e lëshon mbledhjen e Komisionit

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Komisioni për Integrim Evropian

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian, duke bërë që mbledhja të përfundojë në mungesë të kuorumit.

Ajo i është drejtuar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me akuza ndaj qeverisë për shkarkime bordesh dhe emërime familjare, për çka ky i fundit iu përgjigj duke thënë se “nuk është bërë politizimi në mënyrë ekzogjene, d.m.th nga struktura jashtë institucionit, por është bërë nga institucionet brenda dhe nga subjektet që e kanë drejtuar”.

“Mendoj që është mirë që ju po ia jepni kësaj qeverie kompetencën për t’i korrigjuar këto gabime që janë bërë në të kaluarën”, i tha Bislimi.

Kjo përgjigje duket se e nervozoi deputeten Deliu-Kodra, e cila u ngrit nga tavolina duke e lëshuar mbledhjen duke thënë: “nuk keni asnjë argument për politizimin që jeni duke e vazhduar ju zotëri zëvendëskryeministër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat