Bislimi në takimin me shoqërinë civile: Jemi të interesuar të bashkëpunojmë sidomos në zbatimin e ERA2

Aktuale

Bislimi në takimin me shoqërinë civile: Jemi të interesuar të bashkëpunojmë sidomos në zbatimin e ERA2

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 14:34
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi këtë të premte është takuar me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, me ç’rast tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për të intensifikuar bashkëpunimin me këto OJQ sidomos në aspektin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA2). Në këtë takim Bislimi ka dhënë rekomandimet e tij drejtë një bashkëpunimi më të mirë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile.

Bislimi me këtë rast u shpreh se për të pasur bashkëpunim mes tyre duhet të ekzistoj edhe mirëbesimi.

Bislimi: Si Qeveri jemi të interesuar intensifikojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile

“Ne si Qeveri jemi jashtëzakonisht shumë të interesuar që ta intensifikojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile, për arsye se pjesëtarët e shoqërisë civile bashkë me komunitetin e biznesit dhe përfaqësuesit e punëtorëve apo sindikatat i shohim si partner kyç në zbatimin e reformave përfshirë edhe reformave që na dërgojnë drejt BE-së. dhe në këtë kontekst edhe për planin e zbatimit të ERA2 të gjejmë format më të mira për korrjen e frutave të këtij bashkëpunimi[...]Ne mendojmë që për të pasur një bashkëpunim të suksesshëm edhe rezultate konkrete nevojitet mirëbesim, ju duhet të keni besim që Qeveria është në mënyrë të sinqertë të bashkëpunoj me shoqërinë civile, por edhe ne si Qeveri duhet të jemi të bindur për përkushtimin e shoqërisë civile që t’i bashkojmë forcat me ne në këtë proces", tha ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kërkoi takime më të shpeshta me shoqërinë civile dhe Qeverinë me qëllim diskutimi për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane dhe çdo raport tjerët që ka të bëjë me integrimet.

Bislmi: Të kemi takime më të shpeshta që të diskutojmë për zbatimin e ERA2 dhe raportet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane

“Kjo qasje na mundëson që bashkërisht të shkojmë përtej asaj që kemi pasur si standard që ka qenë vetëm shkëmbimi I informatave dhe kjo përtej për mua nënkupton gjetjen e një konsensusi si për dizajnimin e reformave ashtu edhe vlerësimin e ecurisë së deritanishme të përmbushjes së këtyre reformave dhe na mundëson që në vazhdimësi të kemi të siguruar kontributin e drejtpërdrejtë edhe në vetë zbatimin e reformave dhe vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohemi që procesi do jetë i qëndrueshëm[...]05’;19 Të paktën në periudhën tre mujore të kemi takime të rregullta mes zyrës sime dhe shoqërisë civile të ngjashme me këtë që kemi sot dhe në këto takime do mund të diskutonim me çka ka ndodhur me zbatimin e planit të veprimit ERA2 gjatë muajve të mëparshëm dhe me pa se si jemi me progres me objektivat dy vjeçare dhe pastaj në këto takime do të mund të diskutimet për të gjitha raportet që i ka prodhuar Bashkimi Evropian, ju ose ne që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve”, theksoi Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi gjatë këtij takimi kërkoi që edhe institucionet qeveritare të jenë të përfshira në aktivitetet që organizojnë shoqëria civile me theks të veçantë në ato kur ka të bëjë me integrimin e Kosovës në BE.

Bislmi: Ne të jemi pjesëmarrës në aktivitetet që ju i organizoni si shoqëri civile

“Të mundohemi të gjejmë mënyrat më të mira që shoqëria civile të jetë e përfshirë edhe në konsultimet publike që bëjmë bashkërisht me institucionet zbatuese dhe kjo vlen sidomos kur kemi të bëjmë me reforma për ndryshime legjislative por edhe reforma të politikave të caktuara. Si Qeveri jemi të interesuar ta intensifikojmë bashkëpunimin dhe propozimi i fundit është që edhe ne të jemi pjesëmarrës në aktivitetet që ju i organizoni si shoqëri civile në tema të caktuara që prekin integrimin evropian”, u shpreh zëvendëskryeministri.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi sot ka raportuar edhe në Komisionin për Integrime Evropiane ku bëri të ditur se takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë do të mbahet më 16 nëntor, të martën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat