Lumir Abdixhiku i bindur: Ilir Fadil Ferati do të jetë kryetar i Istogut 

Aktuale

Lumir Abdixhiku i bindur: Ilir Fadil Ferati do të jetë kryetar i Istogut 

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:30
Lumir Abdixhiku

Gjatë tubimit të sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Istog, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, tha se ringritja e LDK-së, s’është e plotë pa fitoren e madhe të Istogut dhe se ky vend mbetet i Lidhjes, me Ilir Fadil Feratin kryetar.

“Kryetari në ardhje, Ilir Ferati së bashku me ekipin e tij profesional janë e vetmja alternativë për qytetarët e komunës së Istogut.

Ai ka bashkudhëtuar me ju çdo ditë. Ju ka dëgjuar mirë. I ka dëgjuar hallet e juaja, nevojat e juaja, ëndrrat e juaja për një komunë të mbarë e të mirë.

Në këtë bashkudhëtim me ju, siç e ka tashmë traditë familjare Iliri, ju ka dhënë besën e shpresën se do të jetë i drejtë, i mbarë, i fortë, i durueshëm por mbi të gjitha këmbëngulës, që Istogun e tij, ta ruaj, kujdestarojë e udhëheqë me plot dinjitet”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat