​Hyseni: Programi ynë zhvillimor do ta bëjë krenar të gjithë Llapin

Aktuale

​Hyseni: Programi ynë zhvillimor do ta bëjë krenar të gjithë Llapin

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 19:59
Hyseni, gjatë një takimi me banorët e qytetit

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore për balotazh, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, gjatë një takimi me banorët e qytetit, tha se janë të bindur në fitoren e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën.

Kandidati Hyseni theksoi se projektet janë në programin e tij qeverisës do ta bëjnë krenar të gjithë Llapin.

Hyseni: Të gjithë Llapin do ta bëjmë krenar

“Prej korrikut jemi bërë gati, gradualisht për të ardhur në ditën e sotme për t’u kurorëzuar fitorja e së dielës. 650 takime dhe për mbi 20 mijë qytetarëve që iu kemi dhënë dorën dhe vërtet kemi gjetur përkrahje dhe energji për të cilën jo që na ka ndihmuar, por edhe na ka motivuar shumë. Dhe kështu të gjitha idetë i kemi përpunuar dhe vendosur në program ku qyteti do të jetë përfituesi më i madh. Nisur prej projektit të ngrohtores, parku i pishave ose transformimi i tij, qendra multifunksionale për rini dhe projekte të tjera të cilat jo vetëm juve qytetarë të nderuar, por të gjithë Llapin do ta bëjnë krenar. Edhe diaspora do ta ketë vendin e vet me sheshin e ashtu quajtur, sheshi i diasporës”, tha ai.

Përveç projekteve zhvillimore, Hyseni tha se në fokus e kanë edhe rininë, që sipas tij, vendimi i parë si kryetar, do të jetë ai për ndarjen e 500 bursave për studentë të dalluar.

Hyseni: Rininë e kemi në fokus

“Iu kam thënë çdo herë që rininë e kemi në fokus, dhe vendimi i parë shkon për rininë, 509 bursa për student të dalluar. Krejt këto projekte, me një plan katër vjeçar ku jo me qeverisë, por me bashkëqeverisë me ju. Dera për qytetarët ka me qenë e hapur për ju dhe vendimet për lagjet e juaja keni me i marr ju, ne vetëm kemi me i futur në letër, sepse s’ka vendim në zyrë më, vendimi ka me u marrë në komunikim me qytetarin”, theksoi Hyseni.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni është në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat