Vitia në përmbyllje të fushatës: Së bashku e bëjmë Prishtinën e banueshme

Aktuale

Vitia në përmbyllje të fushatës: Së bashku e bëjmë Prishtinën e banueshme

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 20:54
Arben Vitia në fushatën përmbyllëse në kryeqytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, në fushatën përmbyllëse në kryeqytet, ka thënë se do të punojë të bëjë Prishtinën e jetueshme.

Ai ka thënë se ka pasur mundësinë që ta paraqesë vizionin për Prishtinën, për të cilën tha se zhvillimi i qytetit duhet të marrë vrull.

“Gjatë këtyre ditëve paraqitëm vizionin për Prishtinën. Zhvillimi i Prishtinës duhet të marr vrull. Prishtina është e gatshme të ndryshoje gjithçka. Ajo çka mbetet e pandryshuar është mikpritja. Takuam ata që mundësojnë punësimin e qytetarëve tanë. Njerëzit punëtorë e kreativ. Të gjithë jemi për planin tonë në Prishtinën e jetueshme. Andaj sot jemi për këtë qytet kaq të dashur për secilin prej nesh. Të gjithë e dimë se mundemi edhe më shume”, ka thënë Vitia para simpatizantëve.

“Qyteti ynë do të zë hapin e zhvillimit. Çdo prind do të shoh perspektivë për fëmijët e tyre. Secili fqinje do të ketë siguri ne lagje. Çdo grua do të ketë siguri ne rrugën e karrierës. Çdo qytetar do të ketë ku ta lë veturën e vet. Çdo lagje do të ketë mundësi të barabarta. Çdo artist do të ketë ambiente për të na bërë krenar. Jemi bërë bashkë sepse bashkë ngitemi dhe shkëlqejmë. Bashkë qeverisje sepse vetëm bashkë mund të qeverisim për qytetarë. Ne kemi qytetarë vetëm një betejë që të largojmë çdo pengesë që Prishtina të jetë qytet i jetueshem. Nuk kemi shtëpi përveç Prishtinës dhe duhet të kujdesemi për njëri tjetrin”, u shpreh Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat