Mbi 1 mijë pako me fletëvotime kanë ardhur nga diaspora

Aktuale

Mbi 1 mijë pako me fletëvotime kanë ardhur nga diaspora

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.

Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka përfunduar të premten në mesnatë. 

Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor - 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.

Kujtojmë se nesër në 21 komuna mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat