Deklarata “bombë” e Gazmend Halilajt: Burgim të përjetshëm për cilindo që i provohet fajësia

Aktuale

Deklarata “bombë” e Gazmend Halilajt: Burgim të përjetshëm për cilindo që i provohet fajësia

Nga: N. Sh. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:56
Gazmend Halilaj

Ish-ushtari i UÇK-së, avokati Gazmend Halilaj, ka reaguar përsëri përsëri për vrasjet që janë bërë gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Halilaj thotë se pas vrasjes së intelektualëve dhe dëshmitarëve të vrarë si dhe të etikuetuar, deri tani asnjë vrasje nuk është zbuluar.

Ai thotë se institucionet ishin plotësisht nën kthetra.

Ai thotë se për cilindo që provohet fajësia të dënohet me burgim të përjetshëm.

Sipas tij, mjaft ka vuajt popoulli.

“Intelektualë të vrarë, dëshmitarë të vrarë dhe etiketuar, asnjë rast i zbuluar, asnjë përgjegjësi për dështim në ndriçimin e rasteve, institucione plotësisht nën kthetra, zhvatje me pronat publike, vrasje e shpresës së të rinjëve, pasuri multimilionëshe për vete dhe të afërmit, të gjitha këto kanë vetëm një përgjigjje: për cilindo që provohet fajësia -burgim të përjetshëm. Mjaft ka vujat ky popull...”, shprehet Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat