“Populli i Kosovës moti është përcaktuar për botën Perëndimore…”

Aktuale

“Populli i Kosovës moti është përcaktuar për botën Perëndimore…”

Nga: A.SH Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi sa i përket situatës politke ka thënë se Kosova është është përcaktuar për botën Perëndimore edhe pse disa drejtues të shtetit janë luhatur herë nga Perëndimi e herë nga Lindja.

Sipas tij, problemi në Kosovë është gjetja e ideve dhe për të transformuar proceset e ngecura.

Shkrimi në Facebook:

Problemi për ndryshimin e gjendjes shoqërore dhe politike në Kosovë, është gjetja e ideve të cilat do të kishin transformuar proceset e ngecura. Ky transformim duhet të bëhët mbi vlerat fundamentale evropine , të cilat për fat të keq nuk i kemi. Pushtetet që i patem nuk gjetën mekanizma adekuat për zhvillim dhe prosperitet. Në fakt ato nuk u interesuan që të kemi mekanizma të fuqishme edhe ligjore. Na dolën së ishin organe interte dhe pushtete kompremetuese në sytë e popullit dhe në sytë e botës demokratike! Nga ky kënd edhe duhet shikuar ndërrimin e kalendarit që bëhët në janar, duke shpresuar së viti vijues do të na sjellë progres , dhe së akterët politikë më idetë e tyre do të largohen nga vitet që i lamë mbrapa. Kishim pushtete shabllonizuese e kompremetuese, të cilat nuk dhanë porosi të qarta për vendin. Pa hy shumë në pyetjen se a kemi mundësi të dalim nga krizat e katandisura? unë besoj se Kosova ka mundësi. Populli i Kosovës moti është përcaktuar për botën Perëndimore, kurse drejtuesit e shtetit janë luhatur herë nga Perëndimi e herë nga Lindja! Kjo udhëheqje e tashme do të duhet guximshem ti bën reformat shoqërore duke i transormuar, dhe duke ndërtuar sisteme të bazuara në vlerat evropiane. Trendet negative duhet të flakën sa më parë, të cilat bënë që të kemi shtet jo funksional sa duhet, dhe bënë që të kemi probleme sociale shumë të theksuara. Gjithsesi nevojitet që shoqëria jonë të lirohet edhe nga barra e problemeve ideologjike, të cilave po ju shohim sherr të madh. Qytetarët presin më të drejtë që në vitin 2022 të marrin frymë shumë më lirshëm…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat