Voton Kumanova: Askush nuk i realizoi kërkesat tona

Aktuale

Voton Kumanova: Askush nuk i realizoi kërkesat tona

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:01
Nysrete Kumanova

Përfaqësuesja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nysrete Kumanova, ka treguar se ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar, duke uruar që të fitojë më i miri.

Kumanova tha se asnjë qeveri nuk ka realizuar kërkesat e nënave që humbën më të dashurit e tyre në luftë.

“Sot e qita votën, kërkojmë të fitojë më i miri, jemi qytet i dëmtuar…

Kjo kategori ka shumë kërkesa që s’janë realizu nga asnjë qeveri, kjo kategori i nevojitet ta mbështesin me paga të konisderueshme ose të mjaftueshme, sepse nënat dhe gratë kanë rritur fëmijë jetimë të cilëve u janë rrëmbyer prindërve të tyre dhe nuk kanë mbështetje nga askush”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat