​Nderohen pjesëtarët e Forcave britanike që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Aktuale

​Nderohen pjesëtarët e Forcave britanike që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:37
Pamje nga homazhet

Për nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar sot shërbimin përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë.

Në ceremoninë e nderimit të 14 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë, morën pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Poashtu presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Aty ishin edhe dy kandidatët për kryetarë të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat