Kurti në Paris takoi miqtë e vjetër/ Soros publikon foto nga takimi

Aktuale

Kurti në Paris takoi miqtë e vjetër/ Soros publikon foto nga takimi

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:23
Foto e publikuar nga Alex Soros

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Paris.

Takimin e bëri të ditur Soros, duke e publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Alex Soros shkroi se ishte i lumtur që takoi përsëri kryeministrin Kurti.

Ndërkaq, në takim ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e kryeministrit Kurti, Rita Augestad Knudsen, nobilisti Joseph Stiglitz dhe  Laura Silber.

Postimi i plotë në Instagram:

E mrekullishme ta takoja përsëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Forumin e Paqes në Paris dhe patëm një ribashkim më miqtë tanë të vjetër Laura Silber dhe fituesin e çmimit Nobel, ekonomistin Joseph Stiglitz!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat