​LDK: Vazhdojmë të jemi të parët në Gjilan

Aktuale

​LDK: Vazhdojmë të jemi të parët në Gjilan

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan thonë se po vazhdojnë të jenë të parët dhe se procesi zgjedhor po kalon pa probleme të theksuara.

Shefi i shtabit të LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli në një konferencë për medie tha se janë në pritje të matjeve që po bëhen. 

Ismajli: Jemi në pritje të matjeve, gjendja është e mirë vazhdojmë të jemi të parët 

“Jemi në pritje sipas matjeve të para që po bëhen ju e dini që janë të angazhuar shumë kompani që bënë matjet e para, normalisht që gjendja është e mirë dhe po vazhdojmë me qenë të parët”, tha ai.

Diana Toska nga shtabi I LDK-së në Gjilan tha se procesi zgjedhor në këtë komunë po shkon mirë dhe nuk është raportuar për ndonjë problem.

Toska: Në Gjilan nuk është raportuar ndonjë problem 

“Procesi zgjedhor në Gjilan ka nisur mbarë dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, deri më tani procesi po shkon mbarë pasi nuk është raportuar për ndonjë problem që do të ndikonte në proces zgjedhor dhe me këtë rast i falënderojmë qytetarët që po tregojnë kulturë të lartë demokratike e qytetarie. Deri në orën 13:00 sipas informative të koordinatorëve tanë në të gjitha qendrat e votimit kanë votuar14 mijë e 732 qytetarë ose 14.5%, krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit dalje është më e ulët për 1 për qind”, tha Toska. 

Në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 100 mijë qytetarë në 34 qendra votimi dhe 126 vendvotime. Në këtë garë, komunën po e synojnë Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat