AAK thotë se nuk ka pasur incidente të mëdha: Kjo do të jetë datë historike për ne

Aktuale

AAK thotë se nuk ka pasur incidente të mëdha: Kjo do të jetë datë historike për ne

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:25
AAK thotë se nuk ka pasur incidente të mëdha: Kjo do të jetë datë historike për ne

Besnik Tahiri,  nga AAK-ja në një konferencë për medie tha se nga komunikimet me shtabet lokale, ka pasur dalje më të madhe të qytetarëve gjatë pasdites, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se për AAK-në, kjo datë do të jetë historike për konfirmimin e sukseseve në të gjitha komunat ku janë në balotazh.

Komunikimi që e kemi pasur me shtabet lokale, tregojnë që pasdite kemi një dalje më të mirë dhe nuk kemi pasur problem të theksuar dhe me rëndësi është që ky proces të kalon sa më mirë dhe i ftojmë qytetarët që ta shfrytëzojnë dhe të dalin dhe për AAK-në ka me qenë kjo datë historike në konfirmimin për të gjitha sukseset që i kemi pasur në komuna”.

Ndërsa Muharrem Nitaj, ka kërkuar nga qytetarët që mos të ndikohen, derisa tha se kanë psaur informacione për disa incidente në Junik.

“Kemi pasur disa informacione kemi pasur për disa incidente në komunën e Junikut, dhe njerëzit mos të ndikojnë në komprometimin e zgjedhjeve të sotme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat