“PLAN’ apo ‘Kurti 1 & 2’!? Xhevdet Pozhari nuk përmbahet, ka një mesazh para mbylljes së vendvotimeve

Aktuale

“PLAN’ apo ‘Kurti 1 & 2’!? Xhevdet Pozhari nuk përmbahet, ka një mesazh para mbylljes së vendvotimeve

Nga: M.L. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:55
Xhevdet Pozhari

Kur ka mbetur një orë deri në mbylljen e vendvotimeve për procesin e balotazhit, analisti Xhevdet Pozhari iu ka bërë thirrje që të dalin të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës.

Por, atij nuk i ka mjaftuar vetëm thirrja për të votuar, pasi ka dhënë edhe sugjerime se kush të votohet, duke thyer kështu rregullat e heshtjes zgjedhore.

Postimi i plotë i Pozharit:

Vetëm edhe pak minuta deri në mbyllje të vendvotimeve.

Zgjidhja është e thjeshtë:

A jeni për standardin e qeverisjes ‘PLAN’ apo ‘Kurti 1 & 2’!?

Të gjithë Kryetaret trajtohen njëjtë, mirëpo DALLIMI është tek VULLNETI i kryetarëve dhe partive që përfaqësojne.

E keni në dorë t`i ZGJEDHNI kryetaret e pakorruptueshëm e të pa shantazhueshëm. Të njëjtë si qeveria qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat