KQZ-ja shpall rezultatet preliminare, kjo parti fitoi më së shumti komuna

Aktuale

KQZ-ja shpall rezultatet preliminare, kjo parti fitoi më së shumti komuna

Nga: Bota sot Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:49
KQZ

(E plotësuar 23:05) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të raundit të balotazhit.

Sipas rezultateve preliminare:

Komunën e Gjakovës e ka fituar Ardian Gjini i AAK-së me 20.254 vota ose 50.06 për qind të votave.

Në Gllogoc ka fituar Ramiz Lladrovci me 11.572 vota ose 54.14 për qind.

Në Gjilan ka fituar Alban Hyseni i VV-së me 21.374 vota ose 51.03 për qind.

Dragashin e ka fituar Shaban Shabani i PDK-së me 5648 vota ose 20.21 për qind.

Istogun e ka fituar Ilir Ferati me 9.503 vota ose 56.20 për qind.

Në Kaçanik ka fituar Besim Ilazi i PDK-së me 7.184 vota ose 53.20 për qind.

Në Klinë ka fituar Zenun Elezaj i AAK-së me 7866 vota.

Në Fushë-Kosovë ka fituar Burim Berisha me 7864 vota ose 66.04 për qind.

Në Kamenicë ka fituar Kadri Rahimaj me 8040 vota ose 53.11 për qind.

Në Obiliq ka fituar Xhafer Gashi me 6414 vota ose 61.41 për qind.

Rahovecin e ka marrë Smajl Latifi i AAK-së me 11.445 vota ose 63.32 për qind.

Në Podujevë ka fituar Shpejtim Bulliqi me 20.282 vota ose 51.84 për qind.

Në Prishtinë, Përparim Rama me 40.659 vota ose 51.07 për qind.

Në Prizren ka fituar Shaqir Totaj i PDK-së me 27.017 vota ose 51.01 për qind.

Në Shtime ka fituar Qemajl Aliu i VV-së me 6920 ose 50.71 për qind të votave.

Në Viti ka fituar Sokol Haliti me 8.684 vota ose 51.48 për qind.

Vushtrrinë e ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së me 13.181 vota ose 53.13 për qind.

Në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati me 10.394 vota ose 53.19 për qind.

Junikun e ka marrë Ruzhdi Shehu me 1.199 vota ose 50.61 për qind.

Në Mamushë ka fituar Abdulhadi Krasniqi me 1580 vota ose 63.38 për qind.

Dhe në Kllokot ka fituar Vladan Bogdanoviq me 1021 vota ose 55.13 për qind.

***

Kanë përfunduar numërimet në të gjitha komunat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna në nivel vendi, ndërkohë që PDK ka fituar më së shumti komuna shqiptare. LDK ka fituar 7, AAK 5 ndërkohë VV vetëm 4.

Këto janë rezultatet përfundimtare:

Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan

AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Xhafer Gashi: Obiliq

VV-ja e fiton Gjilanin

Alban Hyseni ka fituar zgjedhjet në komunën e Gjilanit sipas rezultateve të KQZ-së.

Nga 100% e votave të numëruara, Hyseni ka 21 mijë e 374 vota, ndërkaq Lutfi Haziri ka 20 mijë e 515 vota.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar kundërkandidatin e tij Alban Hyseni për fitoren në Gjilan.

Nisma i fiton zgjedhjet në Malishevë

Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka dal fitues i zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.

Ai ka marr 10.394 vota, teksa kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës. Isni Kilaj ka marr 9.147 vota.

Sot në Kosovë është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. 

Përfundon numërimi, kjo parti fiton në Podujevë

Shpejtim Bulliqi do të vazhdojë të jetë kryetar i Komunës së Podujevës.

Pas numërimit të të gjitha votave, Bulliqi ka marrë 51.48 përqind të votave.

Ndërsa, kundërkandidati i tij, Ekrem Hyseni ka marrë 48.16 përqind.

Përfundon numërimi i votave, Përparim Rama kryetar i ri i Prishtinës

Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës.

Ai ka marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

Ai ka marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje.

Arben Vitia i Vetëvendosjes që në raundin e parë doli si fitues, ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave.

LDK-ja fiton edhe në Fushë Kosovë

Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dal fitues i zgjedhjeve në Fushë Kosovë.

Berisha ka marr 7.864 vota.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Enver Bajçinca i ka marr 4.044 vota.

Përfundon numërimi i votave, PDK-ja rimerr Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer Prizrenin, pasi Shaqir Totaj doli më i votuari në zgjedhjet që u mbajtën sot në Kosovë.

Totaj mori 51.01% të votave, duke lënë pas Mytaher Haskukën me 48.99% të votave.

Kështu Totaj mori besimin e 173.359 qytetarëve për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme me Prizrenin.

Thellohet epërsia e Shaqir Totajt në Prizren

Votat e fundit që janë numëruar në Komunën e Prizrenit kanë përmbysur rezultatin, meqë aty printe Mytaher Haskuka.

Aktualisht, në Prizren i pari ka dalë Shaqir Totaj i PDK-së i cili ka thelluar epërsinë në afro 1 mijë vota.

Shaqir Totaj aktualisht ka 26 mijë e 850 vota.

50,90%

MYTAHER HASKUKA- LVV 

25 mijë e 900 vota,

apo 49,10%

Përfundon numërimi në Istog, fiton Ilir Ferati

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Istogut, ku fitues ka dalë Ilir Ferati i LDK-së.

Sipas KQZ-së, Ilir Ferati ka 9.503 vota apo 56.20%. Bekë Berisha ka 7.406 vota apo 43.80% të votave.

Në këtë komunë udhëheqë LDK prej pasluftës, ndërkohë që është hera e parë që kryetar nuk është Haki Rugova.

Sokol Haliti fiton zgjedhjet në Viti

Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar zgjedhjet në Komunën e Vitisë.

Ai ka marr 51.48% të votave të përgjithshme në këtë komunë.

Ndërkohë kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje Arsim Ademi ka marr 48.52% të votave.

Bie perandoria e Naim Ismajlit, Shtimja me kryetar të ri

Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje është kryetari i ri i Shtimes. Perandoria e Naim Ismajlit nga Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë ka rënë sot. Ai e ka pranuar humbjen e parë pas plot 21 vjetësh.

Nga numërimi i 100% të votave të rregullta, në KQZ fitues figuron Aliu me 50,71% të votave, krahas 49,29% të votave sa i ka marrë kundërkandidati i tij dhe kryetari i deritashëm i qytezës së Shtimes.

Ismajli tha se e njohin dhe e pranojnë rezultatin.

“Të nderuar qytetarë të Shtimes, Ju falenderojmë për besimin e dhënë në zgjedhjet e raundit të parë dhe të dytë. Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve që u mbajten sot, nuk na kanë nxjerrë fitues prandaj rezultatin e njohim si të tillë dhe presim rezultatet përfundimtare të cilat do t’i respektojmë. Jemi krenarë që ju kemi shërbyer për 21 vite rresht dhe juve qytetarë të Shtimes ju dëshirojmë fat!”, shkroi Ismajli.

Ndërkaq kryetari i ri i Shtimes, kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu e ka shpallur fitoren duke i falenderuar qytetarët.

“Më n‘fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë! Urime Shtime, urime Shtimjan! Zemra mal! Faleminderit shumë!”, shkroi Aliu.

 Xhafer Gashi fiton në Obiliq

Xhafer Gashi është fituesi i zgjedhjeve në Komunën e Obiliqit..

Atje tashmë janë numëruar 100% të votave dhe Gashi ka marr 61.41% të votave.

Ndërkohë, kundërkandidati i tij nga VV-ja Halil Thaçi ka marr 38.59% të votave

Përfundon numërimi i votave në Mamushë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në Komunën e Mamushës.

Fitues i zgjedhjeve atje doli, ABDÜLHADİ KRASNİÇ me 63.38% të votave.

Ndërkaq, ARİF BÜTÜÇ mori 36.62% të votave.

Image

Numërohen 92% të votave në Prizren

Deri më tani janë numëruar 92% të votave në komunën e Prizrenit.

Nga ky rezultat deri më tani po kryeson Mytaher Haskuka me 50% të vota.

Kandidati i LVV-së ka rreth 49% të votave.

Dallimi në mes të rezultatit deri më tani është për rreth 500 vota.

Numërohen rreth 90% e votave në Drenas, ky kandidat po prin bindshëm

Janë numëruar 87,67% e votave në Drenas.

Atje po vazhdon të prijë Ramiz Lladrovci me 54,00% të votave.

Ndërsa, Driton Ajazi nga DD, ka 46,00% të votave.

Numërohen 91,27% e votave në Gjilan, ky kandidat prin me rreth 3%

Alban Hyseni nga LVV-ja po vazhdon të prijë me 51,16% të votave.

Ndërsa Lutfi Haziri nga LDK-ja ka 48,84% të votave.

Deri tani janë numëruar 91,20% e votave.

Zyrtare: LDK i jep goditje Ramush Haradinajt në Dukagjin, ia merr komunën e Junikut

Lidhja Demokratike ka fituar edhe Komunën e Junikut.

Në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga kjo komunë.

Në bazë të rezultateve, Ruzhdi Shehu nga LDK ka fituar 1.199 vota, apo 50,61%, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së ka marr 1.170 vota, apo 49,39%.

Me vetëm 40 vota, PDK e LDK në garë për këtë komunë

PDK-ja po kryeson me vetëm 40 vota në komunën  e Dragashit ndaj komunës së LDK-së.

Kandidati i PDK-së Shaban Shabani po kryeson me 50% të votave.

Ndërsa kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini ka marrë rreth 49% të votave.

Ndërkaq në këtë komunë janë numëruar deri më tani 91% të votave.

Xhafer Gashi prin bindshëm në Obiliq

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ktytar të Komunës së Obilqit, Xhafer Gashi po prin bindshëm në procesin e balotazhit ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në bazë të rezultatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Gashi ka fituar 5.718 vota apo 60,15% kurse Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 39,85% apo 3.789 vota.

Xhafer Gashi duke se do të udhëheqë edhe për një mandat me komunën e Obiliqit.

Deri më tash, del se AAK-ja ka fituar në tri komuna të Kosovës, si Gjakovë, Rahovec e Obiliq, Junik e Klinë.

Numërohen 95% të votave, ky kandidat po e fiton Vushtrrinë

Në komunën e Vushtrrisë janë numëruar 95% të votave.

Nga ky rezultat po kryeson PDK-ja me kandidatin e saj Ferit Idrizin.

Ndërkaq, Xhafer Tahiri ka fituar deri më tani vetëm 46% të votave.

KQZ, prin Përparim Rama i LDK-së me mbi një mijë vota

Numërohen mbi 75 për qind të votave në Prishtinë: Rama thellon epërsinë

Në kryeqytet kanë numëruar 62.61 për qind të votave deri në këto çaste. Përparim Rama i LDK-së ka 51.1 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka fituar 48.9 për qind të votave.

Kush po fiton në Malishevë?

KQZ po numëron votat në Malishevë.

Duket se ajte gara është duke e mbyllur sepse po prin deri më tani kandidati i NISMA-s, Ekrem Kastrati me 54.29%.

Kurse, kandidati i PDK-së, Isni Kikaj, me 45.71%.

Numërohen mbi 70% e votave në Drenas, Lladrovci po prin

Janë numëruar 73,97% e votave në Drenas. Atje po prin Ramiz Lladrovci i PDK-së me 53,74% të votave, ndërsa Driton Ajazi ka marrë 46,26%.

Dramë në Gjilan, VV-ja përmbys rezultatin

Janë numëruar rreth 80,16% e votave në komunën e Gjilani.

Atje po prin kandidati i VV-së Alban Hyseni me 50,94% të votave. Ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së ka fituar 49,06% të votave.

Image

Ky kandidat po kryeson në Podujevë

Një rezultat i ngushtë në komunën e Podujevës edhe pasi janë numëruar rreth 56% të votave.

Nga këto rezultate kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi me 51%.

Ndërkaq, ai i LDK-së, Ekrem Hyseni ka arritur rreth 48% të votave.

***

Një rezultat i ngushtë në komunën e Podujevës edhe pasi janë numëruar rreth 56% të votave.

Nga këto rezultate kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi me 51%.

Ndërkaq, ai i LDK-së, Ekrem Hyseni ka arritur rreth 48% të votave.

Kjo është komuna e parë që u fitua nga Vetëvendosje

Kryetari i deritashëm i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në facebook ka pranuar humbjen në balotazh kundër Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”, ka shkruar Kastrati, përcjellë “Bota sot.

“Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!”, shkruan në reagimin e tij Qëndron Kastrati.

Numërohen rreth 50% të votave, LDK-ja prin në Prishtinë

Nga 48% të votave që janë numëruar deri më tani në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama po prinë me 51% të votave.

Ndërkaq kandidati i LVV-së, Arben Vitia deri më tani ka 48% të votave.

Megjithatë pritet të ketë ndryshime në rezultat.

KQZ-ja ende nuk i ka përfunduar numërimet as në komunat tjera.

Numërohen mbi 50% e votave në Drenas, ky kandidat prin me rreth 10% të votave

 Kur janë numëruar 50,68% e votave në komunën e Drenasit, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci po prin me 54,04% të votave.

Ndërsa, kandidati nga Demokratët për Drenasin Driton Ajazi ka 45,96% të votave, përcjell Bota sot.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për komunat, në të cilat sot u zhvillua balotazhi.

Befason komuna e Gjakovës, njëri kandidat ka dyfishin e votave

Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka marrë deri më tani dyfishin e votave në komunën e Gjakovës.

Derisa Gjini ka marrë mbi 60% të votave, kundërkandidatja e tij, nga LVV-ja ka marrë vetëm 37% të votave.

Kështu Gjini ka marrë dyfishin e votave ndaj Kusari-Lilës.

Derisa KQZ-ja po vazhdon ende numërimin e votave.

Garë e ngushtë mes LVV dhe PDK në këtë komunë

Një garë shumë e ngushtë po zhvillohet në komunën e Shtimes.

Një garë shumë e ngushtë po zhvillohet ndërmjet LVV-së dhe PDK-së në këtë komunë.

LVV ka marrë 50% të votave me kandidatin Qemajl Aliu.

Ndërsa, kandidati i PDK-së, Naim Ismajli ka marrë 49% të votave.

Sipas KQZ, ja kush po prin në Podujevë

Numërimi i votave ka niisur edhe në Podujevë.

Sipas KQZ, atje momentalisht po prin kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi me 51.88%

Kurse, kandidati i LDK-së ka 48.12%. shkruan “Bota sot”.

Kujtojmë se ky është raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë.

Garë e nxehtë në Gjilan, ky kandidat po prin sipas KQZ-së

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në Komunën e Gjilanit.

Atje, sipas KQZ, po prin kandidati i LDK-së Lutfi Haziri me 51,91% të votave.

Image

Ndërsa, kandidati i VV-së Alban Hyseni, ka marrë 48,09% të votave.

Edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 17 tetor, Haziri kishte dalë i pari./

Votat në Kamenicë

KQZ ka filluar numërimin e votave në Kamenicë.

Qëndron Kastrati i PSD-së për momentin ka vetëm 42,28%, shkruan "Bota sot".

Ndërsa, kandidati i VV-së, Kadri rahimaj po prin me 57, 71%.

Kujtojmë, se sot gjatë ditës u raportua se Qëndron Kastrati është sulmuar,

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave në komunat në të cilat u zhvillua raundi i dytë zgjedhor.

Në Vushtrri, për momentin Ferit Idrizi i PDK-së po udhëheq me 59,39%, përcjell “Bota sot”

Ndërsa, kryetari aktual, Xhafer Tahiri i LDK-së ka 40,61%.

KQZ ende po vazhdon numërimin e votave.

***

Rezultatet e para në Drenas, garë e ngushtë Lladrovci-Ajazi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për komunat, në të cilat sot u zhvillua balotazhi.

Rezultatet nga KQZ LIVE KËTU

Sipas rezultateve të para, në Drenas po prin kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Lladrovci, përcjell Bota sot.

Image

Ai ka marr 52,79% të votave, derisa kandidati nga Demokratët për Drenasin Driton Ajazi, është i dyti me 47,21% të votave.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, i pari kishte dalë Lladrovci.

Numërimi i votave po vazhdon.

Sipas KQZ-së ky kandidat po prin në Prishtinë

Nga rezultatet e numëruara deri më tani në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama po udhëheq ndaj atij të Vetëvendosjes, Arben Vitisë.

Përparim Rama po udhëheq me 55%, derisa Arben Vitia me 44%.

Ndërkaq deri më tani janë numëruar vetëm disa vendvotime.

Rezultatet e Exit Poll-eve deri më tani dhanë rezultate të ndryshme.

***

Sot u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në përgjithësi, procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë demokratike, me disa incidente të vogla.

Ky është uebi ku mund të njoftoheni lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe rezultatet preliminare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave:https://zgjedhjet2021.org 

Rezultatet preliminare të raundit të parë, të mbajtur më 17 tetor, mund t’i gjeni këtu: https://r1.zgjedhjet2021.org

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat