Numërohen 91,27% e votave në Gjilan, ky kandidat prin me rreth 3%

Aktuale

Numërohen 91,27% e votave në Gjilan, ky kandidat prin me rreth 3%

Nga: A.ZH Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 20:02
Alban Hyseni, Lutfi Haziri

(E plotësuar 20:49) - Alban Hyseni nga LVV-ja po vazhdon të prijë me 51,16% të votave.

Ndërsa Lutfi Haziri nga LDK-ja ka 48,84% të votave.

Deri tani janë numëruar 91,20% e votave.

***

KQZ ka numëruar 86,51% të votave në Gjilan.

Atje po vazhdon të prijë kandidati i VV-së Alban Hyseni me 50,94% të votave. Ndërsa, kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka 49,06% të votave, përcjell Bota sot.

***

Janë numëruar rreth 80,16% e votave në komunën e Gjilani.

Atje po prin kandidati i VV-së Alban Hyseni me 50,94% të votave. Ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së ka fituar 49,06% të votave.

Image

***

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në Komunën e Gjilanit.

Atje, sipas KQZ, po prin kandidati i LDK-së Lutfi Haziri me 51,91% të votave.

Ndërsa, kandidati i VV-së Alban Hyseni, ka marrë 48,09% të votave.

Image

Edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 17 tetor, Haziri kishte dalë i pari./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat