E humbi garën në Malishevë, kandidati i PDK-së merr vendimin e rëndë

Aktuale

E humbi garën në Malishevë, kandidati i PDK-së merr vendimin e rëndë

Nga: P.R Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 21:29
Isni Kilaj dhe Memli Krasniqi

Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar garën përballë Isni Kilajt për të parin e Komunës së Malishevës.

Humbjen në Malishevë e ka pranuar vet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, i cili ka thënë se për të jeta politike ka mbaruar.

“Të dashur qyteterë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë tëPDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Isni Kilaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat