Përparim Ramës i vjen një urim për postin e ri nga Gjermania

Aktuale

Përparim Ramës i vjen një urim për postin e ri nga Gjermania

Nga: A.ZH Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:36
Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës është kryetari i ri i Prishtinës.

Ai ka fituar garën përball Arben Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje, në balotazhin e mbajtur sot.

Rama sot ka përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor, duke marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje.

Ndërsa Vitia, i cili në raundin e parë doli si fitues, sot ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave.

Ramën për postin e ri, e ka uruar edhe kryetari i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetari federal i Rinisë Paneuropiane në Gjermani, Christian Hoferer, përcjell Bota sot.

“Urime Përparim Rama, kryetar i ri i Prishtinës”, ka shkruar Hoferer në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat