​Lladrovci: Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas, dëshmuam se jemi bastion i PDK-së

Aktuale

​Lladrovci: Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas, dëshmuam se jemi bastion i PDK-së

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Ramiz Lladrovci

Edhe për katër vitet e ardhshme Komuna e Drenasit në krye të udhëheqjes do ta ketë Ramiz Lladrovcin.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën këtë 14 nëntor, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lladrovci ka siguruar 54,14 përqind të votave. Ndërsa kundërknadidati i tij nga DD, Driton Ajazi, 45,86%.

Pas rezultatit të zgjedhjeve, ka reaguar Lladrovci duke thënë se fitorja në PDK dëshmon se Drenasi është bastion i PDK-së.

“Sot ishte një ditë e madhe për qytetarët e komunës së Drenasit, qytetarët vendosën për qeverisjen e mirë të kryetarit të Drenasit, ata vendosën për Drenasin. Fitorja e PDK-së sonte me Drenasin u rrit, dëshmuam se jemi bastion i PDK-së. Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas. Faleminderit. Jam krenar me Drenasin dhe qytetarët tanë! Faleminderit qytetarë, ju lumtë aktivistë dhe drejtues të PDK-së të nivelit qendror e lokal. Fitorja e PDK-së në Drenas, është përshëndetje e sinqertë për shokët tanë që fizikisht nuk janë me ne. Është fitore e të gjithëve, faleminderit! Vazhdojmë me qeverisje të mirë. Bashkë për Drenasin! P.S. Falënderoj të gjithë shokët, miqtë, dashamirët, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇK-së, të gjithë qytetarët që iu gëzuan fitores tonë në Drenas. Në veçanti e falënderoj miqtë e mi, Ali Ahmetin dhe Bedri Islamin. Në pamundësi të përgjigjem ndaj të gjitha urimeve, ju falënderoj të gjithëve, me të mira ua kthefsha”, ka shkruar Lladrovci në “facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat