Albin Kurti tash e gati pesë orë në seli të VV-së, nuk deklarohet për media

Aktuale

Albin Kurti tash e gati pesë orë në seli të VV-së, nuk deklarohet për media

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:28
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga ora 18 e 30 kur ka arritur në selinë e Vetëvendosjes, nuk ka dalë nga aty.

Lëvizjet në këtë seli ishin të pakta, aty ishin parë edhe ministrat Xehlal Sveçla, Bislim Bislimi e të tjerë por që kanë dalë më herët.

Ndërkaq, kryeministri Kurti vazhdon të qëndrojë edhe më tutje brenda.

Simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë të parakalojnë afër kësaj selie pas fitores së kandidatit të tyre për Prishtinën, Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat