Rezultatet për të gjitha komunat e Kosovës

Aktuale

Rezultatet për të gjitha komunat e Kosovës

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Në 21 komuna të Kosovës sot është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Në Komunën e Gjakovës, fitues ka dalur Ardian Gjini i AAK-së me 56.06 për qind, ndërsa Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar vetëm 43.94 për qind të votave.

Ramiz Lladrovci nga PDK-ja ka fituar edhe një mandate 4-vjeçar në Komunën e Drenasit, ku ka fituar 54.14 për qind të votave, ndërsa Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin ka fituar 45.86 për qind të votave.

Në Komunën e Gjilanit ka fituar kandidati i LVV-së, Alban Hyseni, i cili ka marrë 51.03 për qind të votave, ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 48.97 për qind të votave.

PDK-ja ka fituar edhe në Dragash, ku kandidati i saj Shaban Shabani ka marrë 50.21 për qind të votave, ndërsa Bexhet Xheladini ka marrë 49.79 për qind të votave.

Në Istog ka fituar LDK-ja, ku kandidati i saj Ilir Ferati ka marrë 56.20 për qind të votave, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së ka marrë 43.80 për qind të votave.

Besim Ilazi i PDK-së ka arritur të fitojë në Komunën e Kaçanikut, ku ka marrë 53.20 për qind të votave, ndërsa Jeton Raka i LVV-së ka marrë 46.80 për qind të votave.

Komunën e Klinës e ka fituar Zenun Elezaj i AAK-së, i cili ka marrë 55.11 për qind të votave, ndërsa Esat Raci i PDK-së ka marrë 44.89 për qind të votave totale.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha i LDK-së ka fituar edhe një mandat si kryetar, ku ka marrë 66.04 për qind të votave, ndërsa Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë 33.96 për qind të votave.

Kadri Rahimaj i LVV-së ka fituar në Komunën e Kamenicës, ku ka arritur të sigurojë 53.11 për qind të votave, duke mundur kështu Qëndron Kastratin e PSD-së, i cili ka marrë 46.89 për qind të votave.

Kandidati i pavarur nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin, Xhafer Gashi, ka arritur të marrë 61.41 për qind të votave, duke fituar kështu edhe një mandate në krye të Obiliqit. Kandidati i LVV-së për kryetar të kësaj komune, Halil Thaçi, ka arritur të marrë 38.59 për qind të votave në zgjedhjet e sotme.

Në Komunën e Rahovecit, Smajl Latifi nga AAK-ja ka arritur të marrë 65.32 për qind, ndërsa Visar Korenica i LVV-së ka marrë vetëm 34.68 për qind të votave totale.

Podujevën e ka fituar Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 51.84 për qind të votave, ku e ka mundur kundër-kandidatin e tij nga LDK-ja, Ekrem Hysenin, i cili ka marrë vetëm 48.16 për qind të votave.

Në Komunën e Prishtinës, Përparim Rama nga LDK-ja ka fituar mandatin e tij të parë si kryetar komune duke marrë 51.07 për qind të votave, duke mundur kështu Arben Vitinë nga LVV-ja me 48.93 për qind të votave.

Shaqir Totaj nga PDK ka fituar në Komunën e Prizrenit, ku ka marrë 51.01 për qind të votave, ndërsa ka mundur Mytaher Haskukën e LVV-së, i cili ka marrë 48.99 për qind të votave.

Shtimen e ka fituar Qemajl Aliu i LVV-së, i cili ka marrë 50.71 për qind të votave, ndërsa Naim Ismajli i PDK-së ka arritur të marrë 49.29 për qind të votave.

Komunën e Vitisë e ka fituar Sokol Haliti i LDK-së, i cili ka marrë 51.48 për qind të votave, duke mundur kështu Arsim Ademin e LVV-së, i cili ka marrë 48.52 për qind të votave.

Në Vushtrri ka fituar Ferit Idrizi i PDK-së, i cili ka arritur të marrë 53.13 për qind të votave, duke e mundur Xhafer Tahirin e LDK-së, i cili ka marrë 46.87 për qind të votave.

Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate me 53.19 për qind të votave, ndërsa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë vetëm 46.81 për qind të votave.

Në Komunën e Junikut, Ruzhdi Shehu i LDK-së ka marrë 50.61 për qind të votave, duke mundur kështu Agron Kuçin e AAK-së, i cili ka marrë 49.39 për qind të votave.

Komunën e Mamushës e ka fituar Partia Demokratike e Turqëve të Kosovës në krye me Abdulhadi Krasniç, i cili ka marrë 63.38 për qind të votave, ndërsa Arif Butuç nga KATP, ka marrë vetëm 36.62 për qind të votave.

Në Komunën e Kllokotit, ka fituar kandidati i Listës Serbe, Vladan Bogdanoviq, i cili ka marrë 55.13 për qind të votave, ndërsa Strahinja Spasiq nga SNS-ja, ka marrë 44.87 për qind të votave.

Kujtojmë se nga 21 komunat të cilat kanë shkuar në balotazh, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në nëntë prej tyre, Lidhja Demokratike e Kosovës në shtatë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna, ndërsa Vetëvendosje ka fituar në katër komuna. Pjesa tjetër e komunave është fituar nga subjektet tjera politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat