Rrahman Paçarizi: Kjo është e mira e këtyre zgjedhjeve

Aktuale

Rrahman Paçarizi: Kjo është e mira e këtyre zgjedhjeve

Nga: N. Sh. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:25
Rrahman Paçarizi

Profesori universitar dhe analisti Rrahman Paçarizi thotë se zgjedhjet për kryetarë të komunave e kanë një të mirë.

Sipas tij, koalicione paszgjedhore nuk ka.

Ai thotë se Kosova në vitin 2021 ka votu e zgjedh pushtetin qendror dhe atë lokal.

Profesori shpreson që tash kemi me qenë rahat për disa vjet.

“Zgjedhjet për kryetarë komunash e kanë një të mirë: s'ka koalicione paszgjedhore për kryetarin - fitoi kush fitoi", shkruan ai.

Sidoqoftë në vitin 2021 Kosova e ka votu e zgjedhë pushtetin qendror dhe atë lokal dhe tash të shpresojmë se kemi me qenë rehat nga zgjedhjet për disa vjet”, shkruan profesori në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat