SHBA-ja e fton Kosovën në Samitin e Demokracisë, Vjosa Osmani publikon ftesën e Joe Biden

Aktuale

SHBA-ja e fton Kosovën në Samitin e Demokracisë, Vjosa Osmani publikon ftesën e Joe Biden

Nga: N. Sh. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:33
Vjosa Osmani dhe Joe Biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Kosova është e ftuar nga SHBA në Samitin e Demokracisë.

Osmani ka publikuar ftesën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ku e fton Kosovën që të marr pjesë në këtë Samit.

Osmani shkruan në facebook se, Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci.

“Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë:

Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt ndërtimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet.

Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Ëashington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden.

Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat