Zgjedhjet lokale, Kurti uron fituesit dhe flet për rezultatin e VV-së

Aktuale

Zgjedhjet lokale, Kurti uron fituesit dhe flet për rezultatin e VV-së

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:48
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar fituesit e balotazhit të 14 nëntorit, duke theksuar se kryetarët e zgjedhur të komunave do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin.

Kurti tha se do të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët, pa dallim se nga cila parti vijnë.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes tha se rezultati ishte jo i kënaqshëm për ta, dhe kjo vjen si rezultat i disa personave.

“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ-ja ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave, ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin. Unë do të punojë në këtë betejë rezultati jo i kënaqshëm vjen nga disa defekte brenda VV-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat