Konjufca takohet kryeministrin kroat, flasin për liberalizimin e vizave

Aktuale

Konjufca takohet kryeministrin kroat, flasin për liberalizimin e vizave

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:48
Glauk Konjufca këtë të hënë ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të hënë ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, më të cilin folën për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, liberalizimin e vizave, integrimin evropian, shkëmbimet ekonomike e zhvillimet politike në rajon.

Konjufca, në këtë takim vlerësoi marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës e Kroacisë, ku e falënderoi Plenkoviqin për përkrahjen që shteti kroat, sipas tij, i ka dhënë Kosovës në proceset e shtet-ndërtimit.

“Kryetari Konjufca po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë kryeministrit kroat për kujdesin dhe ndihmën e ofruar me rastin e aksidentit tragjik të autobusit me bashkatdhetarët tanë në Slavonski Brod”.

“Duke e konsideruar Kroacinë si partner strategjik të vendit tonë, i pari i Kuvendit ritheksoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët dhe se të tilla duhet të jenë edhe qëllimet, prandaj shteti ynë është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatën e kuvendit.

Ndërsa, Plenkoviq konfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

“Kryeministri kroat, Andrej Plenković konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, si dhe përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare”, tha Plenkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat