Reagon Arbana Xharra pas fitores së Përparim Ramës në Prishtinë, kjo është lutja e saj

Aktuale

Reagon Arbana Xharra pas fitores së Përparim Ramës në Prishtinë, kjo është lutja e saj

Nga: M.H. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 15:56
Përparim Rama

Gazetarja Arbana Xharra përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar në lidhje me fitoren e kandidatit në komunën e Prishtinës, Përparim Rama.

Ajo i uron fitoren mirëpo njëkohësisht i kërkon të punoj fortë për qytetin, përcjell “Bota sot”.

Xharra thotë se Prishtina ka nevojë shumë për të investuar dhe duhet bashkëpunim kolektiv dhe përkrahje të qytetarëve.

Votuesi i Prishtinës ka provuar shumë ka dhënë mundësi, di edhe të ndëshkoj, shkruan tutje gazetarja.

Postimi i plotë

Si një ish qytetare e Prishtinës, ku kam rrit dy fëmijë në lagjen (Rr.Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit), që secileë ditë ke pas frikë mos po ta shkel vetura fëmijun, pa asnjë trotuar, me gropa të rrezikshme prej ndërtimeve ilegale, pasiguri e rreziqe të një katrahure që nuk përshkruhet me fjalë pa jetu vet në atë qytet, i uroj kryetarit të ri Përparim Rama sukses në një rrugëtim që shpresoj të ia dal. Mbi 20 vjet është investuar në degradim të Prishtinës, e këtu po flasim për miliona të grupeve që kanë ardhë nga secila parti. Votuesi i Prishtinës ka provuar shumë ka dhënë mundësi, di edhe të ndëshkoj, por edhe entuziasmi nuk iu zgjatë shumë. Kështu që kryetarit te ri i duhet mbështetje qytetarë e guxim kolektiv për të ndryshuar Prishtinën, e jo vetëm lavdata e selfie nëpër kafehane të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat