Përparim Rama tregon se a është uruar nga kryeministri Kurti

Aktuale

Përparim Rama tregon se a është uruar nga kryeministri Kurti

Nga: M.H. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 21:21
Përparim Rama

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, i cili është në këto momente në një intervistë për televizion, ka folur në lidhje me planet që ka tash për komunën e Prishtinës.

Ai tregoi në bised e sipër që e ka shok kryeministrin Kurti mirëpo që ende nuk ka pranuar thirrje nga kryeministri, mirëpo që e njejta thotë se do të ndodhë.

Sipas tij, Kurti është shumë bashkëpunues dhe nuk dyshoj që nuk do të ndodhë edhe tani.

Jo ende mirëpo me siguri që do të më thërras, pasi ai është kryeministër i vendit ndërsa unë jam kryetar i kryeqytetit të vendit. Gjithsesi që ne do të kemi takim, unë e njoh Kurtin shumë kohë më parë dhe nuk kam asnjë arsyeja që ne të mos bashkëpunojmë”, u shpreh Rama.

Tutje i pyetur se më saktë si është raporti mes tyre, ai thotë se janë shok për shumë vite.

Ne jemi shokë”, nënvizoi Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat