Ish-ambasadori: Kosova model për Shqipërinë – kjo është dyfytyrësia e politikanëve shqiptarë!

Aktuale

Ish-ambasadori: Kosova model për Shqipërinë – kjo është dyfytyrësia e politikanëve shqiptarë!

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:09
Islam Lauka

Shumë politikanë nga Shqipëria, përfshirë kryeministrin Edi Rama i uruan Kosvës për përfundimin me sukses të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Mirëpo, ish-ambadori i Shqipërisë, Islam Lauka e ka quajtur këtë dyfytyrësi të politikanëve shqiptarë.

Që uruan, nuk bënë keq, përkundrazi. Kosova vërtet është kthyer në model demokracie, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin tonë. E keqja është se të njëjtat urime për Kosovën po përsëriten me vite të tëra, ndërkohë që edhe dukuritë negative në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Shqipëri, po përsëriten prej vitesh” shkroi Lauka në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dyfytyrësia e politikanëve shqiptarë

Politikanët e Shqipërisë, pozitë-opozitë, sot u vunë në garë me njëri-tjetrin, kush e kush të bënte urimin më të bukur për përfundimin me sukses të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Që uruan, nuk bënë keq, përkundrazi. Kosova vërtet është kthyer në model demokracie, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin tonë. E keqja është se të njëjtat urime për Kosovën po përsëriten me vite të tëra, ndërkohë që edhe dukuritë negative në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Shqipëri, po përsëriten prej vitesh.

Kësaj i thonë dyfytyrësi: vlerësim i lartë, me fjalë, për standardet e arritura në Kosovë dhe shkelje me të dyja këmbët e kritereve demokratike dhe standardeve zgjedhore në Shqipëri.

Modeli i zgjedhjeve në Kosovë duhet të zbatohet edhe në Shqipëri, jo me fjalë, por me vepra. Sa më shpejt aq më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat