Kosova mund të llogarisë në Austrinë si partnere në rrugën drejt BE-së

Aktuale

Kosova mund të llogarisë në Austrinë si partnere në rrugën drejt BE-së

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:43
Gërvalla në takim me Linhart

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Linhart, ka thënë se Kosova mund të llogarisë në përkrahjen e shtetit të tij, si partnere e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter – pas takimit që ka zhvilluar me Ministren e Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit është duke qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Jashtme të Evropës Juglindore.

“Kënaqësi ta takohem me kolegen time Donika Gërvalla për herë të parë në Bruksel dhe të diskutojmë për rrugën drejt BE-së. Kosova mund të llogarisë në përkrahjen e Austrisë si partnere e saj në rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët”, ka shkruar kryediplomati austriak, Linhart.

Kosova dhe Austria kanë traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale.

Kosova ka ambasadë në Vjenë, ndërsa Austria ka ambasadë në Prishtinë.

Austria ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës më 28 shkurt 2008.

Si një anëtare e BE-së, Austria e mbështet Kosovën në rrugën e saj të integrimit në union.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat