Dueti Ruso-Kinez i “Botës Serbe”, dhe alarmi i ngritur në Uashington që e kuptoi edhe Brukseli

Aktuale

Dueti Ruso-Kinez i “Botës Serbe”, dhe alarmi i ngritur në Uashington që e kuptoi edhe Brukseli

Nga: N. Sh. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:09
Blerim Reka

Ish-Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka reaguar për fillimin e Serbisë për zbatimin praktik të “Botës Serbe” me destabilizimin e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

Ai thotë se ‘diplomacia krishtere’ serbe me inteligjencës ruse dhe me kreditë slalvëruese kineze, gati e falimentuarn Malin e Zi, derisa ambasadori rus në Serbia e vëzhgonte vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Në një postim në facebook, Reka shkruan se, Rusia dhe Kina vazhdonin bllokimin e anëtërësimit të Kosovës në OKB.

“I njëjti duet Ruso-Kinez në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, javën e kaluar e mbështeti Dodikun kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, pa reaguar fare kundër planit të tij për shkëputjen e Republika Srpska nga Federata dhe ndezjen e luftës së re”, shkruan ai, përcjell gazeta “Bota sot”.

Pas kësaj, alarmin e ngritur në Uashington, Reka thotë se, e kuptoi edhe Brukseli, i cili publikoi strategjinë e sigurisë 10 vjeçare, “EU Strategic Compass”, ku Rusia dhe Kina kualifikohen si kërcënim për BE-në.

Ai tutje pyet se, si mund të negociojë Brukseli me Serbinë, kur kjo e fundit qartë e mbronë aleancën strategjike ruso-kineze?

Reagimi i plotë:

Dueti Ruso-Kinez i “Botës Serbe”

Gjatë tre muajve të fundit, Beogradi filloi zbatimin praktik të “Botës Serbe” me destabilizimin e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Diplomacia kishtare” serbe, me inteligjencën ruse dhe me kreditë sllavëruese kineze, gati se nuk e falimentuan Malin e Zi. Ambasadori Rus në Beograd vëzhgonte vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin verior të Kosovës, ndërkaq që Rusia dhe Kina vazhdonin bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

I njejti duet Ruso-Kinez në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, javën e kaluar e mbështeti Dodikun kundër pranisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, pa reaguar fare kundër planit të tij për shkëputjen e Republika Srpska nga Federata dhe ndezjen e luftës së re.

Alarmin e ngritur në Uashington, e kuptoi edhe Brukseli, i cili dje publikoi strategjinë e sigurisë 10 vjeçare, “EU Strategic Compass”, ku Rusia dhe Kina kualifikohen si kërcënim për BE-në.

Mirëpo, kjo nuk e pengon Serbinë, të përkëdhelurën e BE-së, që ndonëse e negocion anëtarësimin me BE-në, tashmë u anëtarësua në Unionin Euro-Aziatik të Putinit dhe që me fonde të BE-së, paguan kompaninë kineze për ndërtimin e hekurudhës, Budapest-Beograd.

Si mund të negociojë Brukseli me Serbinë, kur kjo e fundit qartë e mbronë aleancën strategjike ruso-kineze?

Javën e ardhshme Vuçiçi takohet në Moskë me Putinin, për të marrë instruksione të reja. Pastaj vazhdon me negociatat për anëtarësim me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat