Tri shtëpi, 12 hektarë tokë: Kjo është pasuria e Alban Hysenit, kryetarit të ri të Gjilanit

Aktuale

Tri shtëpi, 12 hektarë tokë: Kjo është pasuria e Alban Hysenit, kryetarit të ri të Gjilanit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:51
Alban Hyseni

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, pritet ta marrë në udhëheqje këtë komunë.

Në deklarimin e pasurisë, deputeti aktual i LVV-së ka deklaruar tri shtëpi, një vikendicë dhe rreth 12 hektarë tokë, që mbërrijnë vlerën e 771 mijë eurove.

Të njëjtit në deklarimin e pasurisë i figuron funksioni i deputetit, ligjërues në Kolegjin “Arbëri” dhe në atë të “UBT”-së.

Si pasuri të luajtshme ai e ka deklaruar edhe një motoçikletë të tipit “Ducati S2R 800” në vlerë prej 2200 eurove.

Kryetari i ri i Gjilanit ka kredi në vlerë 7500 euro, të cilat thuhet se i ka marrë për studime, vetura dhe nevoja personale. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat