Mustafa i gëzuar për emërimin e Latifit ministër të shëndetësisë, kërkon që Qeveria ta mbështes në këto dy çështje

Aktuale

Mustafa i gëzuar për emërimin e Latifit ministër të shëndetësisë, kërkon që Qeveria ta mbështes në këto dy çështje

Nga: G.B Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:37
Dr. Rifat Latifi

Ish deputeti dhe profesori Muhamet Mustafa, është shprehur i gëzuar për emërimin e Dr. Rifat Latifit ministër të shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është bërë një zgjedhje e duhur nga ana e kryeministrit Kurti, derisa ka shtuar se ai do ta bëjë diferencës, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë se shpreson që Qeveria menjëherë do t’i dalë në mbështetje në dy çështje që kthesa të fillojë menjëherë, e që janë rritja e shpenzimeve qeveritare dhe rritja e pagave për mjekët specialistë.

Postimi i tij i plotë:

PUNË E MBARË DR.RIFAT LATIFIT

Me gëzoi shumë emërimi i Dr. Rifat Latifit për Ministër të Shëndetësisë. Një zgjedhje shumë e qëlluar e Kryeministrit. E njoh që kur ishte student i Fakultetit të Mjekësisë e për arritjet e pastajme kulminante në një mjedis shumë konkurrues kam ditur dhe sot u njoftua edhe opinion nga Referencat prezantuara sot ne Konferencën me medie. Unë besoj fort se ai do të krijojë diferencën në një sektor që përballet edhe me probleme bazike qe po prekin edhe dinjitetin e qytetarëve dhe shumë mjekëve dhe punëtorëve të mirë që vazhdojnë të punojnë në spitalet e klinikat tona. Siç edhe duhet ai do ta bëjë diferencën në bazë të një strategjie afatgjate. Shpresoj që Qeveria menjëherë do t’i dalë në mbështetje në dy çështje që kthesa të fillojë menjëherë:

(1) Të rrisë shpenzimet qeveritare për shëndetësi nga rreth 3.4% në mbi 6% të GDP (shumë më ulët se rajoni: Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina e kanë këtë tregues në nivel të rreth 9% ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia 6-7%)

(2) Pagat e mjekëve specialistë, varësisht nga përgjegjësia dhe performanca të rriten më shumë se dyfish (nga rreth 600 Euro në 1200-1700 për shembull), që të përqendrohen në punën tyre klinikat e sektorit publik dhe për të evituar konfliktin e interesit rreth angazhimit të një pjese të tyre ne klinika private ;

Besoj se Buxheti i Kosovës mund t’i përballojë këto dy kërkesa bazike në mënyrë që Dr. Latifi, Ministri i ri, në vendin e duhur, të bëjë kthesën e duhur. Këto masa urgjente janë parakusht elementar që ai ta realizojë suksesin për të cilin ka kompetenca të provuara me referenca profesionale e shkencore dhe përkushtim po ashtu të pashoq për mjekësinë dhe shoqërinë Kosovare drejt prosperitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat