Pas hapjes së shkollave, Qendron Kastrati i reagon pushtetit të ri në Kamenicë

Aktuale

Pas hapjes së shkollave, Qendron Kastrati i reagon pushtetit të ri në Kamenicë

Nga: M.L. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 22:59
Qendron Kastrati

Kryetari në detyrë i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka reaguar pas lajmeve se janë hapur shkollat në komunën e Kamenicës.

Sipas Qendron Kastratit, problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti.

Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor çdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzit. Këta në Kamenicë nuk janë përjashtim. Pushteti e përdori popullizmin, shantazhin e premtimet, duke manipuluar me gjendjen e shoqërisë”, u shpreh Kastrati në Facebook.

Ai tha se gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim.

Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, asesi tek banorët”, përfundon Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat