Peci i reagon sërish Isa Mustafës, i përmend gjendjen shëndetësore

Aktuale

Peci i reagon sërish Isa Mustafës, i përmend gjendjen shëndetësore

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 00:39
Faton Peci

Është hera e dytë që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe zyrtari i Listës Guxo, Faton Peci i reagon ish kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ai në postimin e tij në Facevook, ka shkruar se “Gjendja më e rëndë shëndetësore te pacientët është kur mendojnë se janë mirë dhe se të tjerët kanë nevojë për ndihmë shëndetësore. E një nga shenjat e matufosjes është kur fillojnë t’i ngatërrojnë emrat apo epitetin me të cilin janë njohur botërisht ia vejnë tjetrit, si puna e epitetit “kuisling”".

Lexo edhe: Mustafa e quajti “Listën Guxo” patericë të VV-së/ Vjen reagimi i ashpër, Peci ia përmend pazaret e natës më PDK-në

Postimi i plotë:

Diçka për kuislingët dhe kalamajtë

Termi “kuisling” është botërisht i pranuar si sinonim për njerëzit apo qeveritë që i shërbejnë pushtuesit, bazuar në historinë e kryeministrit norvegjez Vidkun Quisling në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Në historinë më të re të Kosovës, të tillë e kemi njohur “Qeverinë” e Kosovës të instaluar nga pushtuesi serb pas suprimimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës në marsin e vitit 1989.

Thuhet se të rinjve nuk i falet të mos jenë idealistë. Atyre që as në rininë e tyre, nuk ia kanë kultivuar idealin si virtyt dhe qëllim jetësor, të tjerët që politikën nuk e mendojnë si përfitim e përvetësim mund t’i duken “kalamaj”.

Gjendja më e rëndë shëndetësore te pacientët është kur mendojnë se janë mirë dhe se të tjerët kanë nevojë për ndihmë shëndetësore. E një nga shenjat e matufosjes është kur fillojnë t’i ngatërrojnë emrat apo epitetin me të cilin janë njohur botërisht ia vejnë tjetrit, si puna e epitetit “kuisling”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat