Zafa thumbon Haskukën: Ia dhashë goditjen përfundimtare

Aktuale

Zafa thumbon Haskukën: Ia dhashë goditjen përfundimtare

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:15
Zafir Berisha

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thumbuar kundërshtarët politikë në Prizren, pasi  i doli në mbështetje kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj në zgjedhjet e 14 tetorit ku edhe dolën fitues.

“Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”, teksa postoi një fotografi duke boksuar.

Këtë deklaratë Berisha duket se e ka bërë si ‘thumb’ për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka , i cili nuk arriti që të fitonte në balotazh në Prizren.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve në Prizren, kryetari i Degës së Nismës Zafir Berisha konfirmoi se kjo parti do të jetë në mbështetje të Totajt.

Totaj atje kishte marrëveshje edhe AAK-në dhe AKR-në.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat