Në ditën e tij të parë të punës, ministri Latifi e pret për vizitë kryeministrin Kurti

Aktuale

Në ditën e tij të parë të punës, ministri Latifi e pret për vizitë kryeministrin Kurti

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:25
Albin Kurti dhe Rifat Latifi

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, në ditën e tij të parë të punës ka pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit me Ministrin Latifi, Kryeministri Kurti u njoftua për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësor.

Kryeministri Kurti i uroi Ministrit Latifi detyrën e re.

Ai poashtu shprehu mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në angazhimin e forcimit të shërbimeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat