Spahiu: Momenti i fundit që të ngulim këmbë për njohjen e Kosovës nga Serbia

Aktuale

Spahiu: Momenti i fundit që të ngulim këmbë për njohjen e Kosovës nga Serbia

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:59
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe me vazhdimin e takimeve në mes dy palëve në Bruksel.

Ai ka thënë se është momenti i fundit ku Kosova duhet të insistojë që Serbia ta njoh Kosovës.

“Për me fituar njohjen nga Serbia mbetet ose me dhanë pare ose territor. Është momenti i fundit që duhet me ngul këmbë dhe mos me bo asnjë hap tjetër pa e marrë njohjen. Çështje të caktuara siç është reciprociteti apo çështja e të pagjeturve mund të bëhen edhe pa e marrë njohjen nga ana e Serbisë”, tha Spahiu.

Derisa ka shtuar se në momentin që Serbia do ta njeh Kosovën atëherë do të mund të vazhdohet tutje me tema të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat