“Unë e di pse ka dalë Kurti në “Kodër të Trimave” ditën e zgjedhjeve”

Aktuale

“Unë e di pse ka dalë Kurti në “Kodër të Trimave” ditën e zgjedhjeve”

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:20
Foto ilustrim, Kurti dhe Beqiri

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri ka thënë se ai i di arsyen pse kryeministri Kurti, ka dalë në “Kodrën e Trimave”, ditën e zgjedhjeve.

“Të them të drejtën se ajo që nuk më pëlqeu as mu as banorëve ishte dalja e Kurtit në “Kodrën e trimave”. Nuk ishte e nevojshme të dilte as në këmbë as në xhipa sepse ishte vet ai që tha se nuk i pëlqente xhipat dhe tani po vozitet në ta. E di se përse ka dalë ai për këtë ‘shëtitje’, nuk ishte i sigurt se a do të mbërrinte numrin e duhur të votave, por jam i bindur që në kafiteri nuk merret vota.”

“Janë 5 nga “Kodra e Trimave” së bashku me Kurtin, por as kjo nuk mjaftoi që ata të fitonin, sepse ne si LDK së bashku me ministrat tonë, me Lumir Abdixhikun, Përparim Ramën dhe të gjithë të tjerët ja dolëm që të fitonim.”, tha Beqiri.

Ndryshe Beqiri ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Përparim Ramës, në garën për kryetar të Prishtinës, sidomos me degën e tij në “Kodrën e Trimave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat