Qeveria kanadeze i bën ftesë zyrtare ministrit Armend Mehaj

Aktuale

Qeveria kanadeze i bën ftesë zyrtare ministrit Armend Mehaj

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të udhëtoj për në Kanada për një ngjarje të rëndësishme.

Këtë e ka bërë të ditur Mehaj përmes një postimi në facebook.

Mehaj do të marr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, edhe si panelistë, në mesin e mbi 300 pjesëmarrësve nga mbarë bota.

Postimi i plotë:

Edhe një udhëtim i radhës, tani në Kanada, për një ngjarje tjetër shumë të rëndësishme.

I nderuar dhe shumë mirënjohës për ftesën zyrtare nga qeveria kanadeze, sot kam udhëtuar për në Halifax.

Për tre ditë do të kem privilegjin e madh të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, edhe si panelistë, në mesin e mbi 300 pjesëmarrësve nga mbarë Bota, në nivel presidentesh, ish-president, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të mbrojtjes, shtabeve të mbrojtjes, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, bizneseve, mediave, pjesëmarrës nga bota akademike, ekspertë të sigurisë, etj.

Pra, përmbajtje e nivelit të shumë të lartë dhe mundësi e shkëlqyeshme për krijimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit në funksion të interesit tonë shtetëror dhe atij bilateral e multilateral

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat