Driton Selmanaj: Kosova ka përfituar sa herë interesat gjeostrategjikë të SHBA-ve dhe vendit tonë janë përputhur

Aktuale

Driton Selmanaj: Kosova ka përfituar sa herë interesat gjeostrategjikë të SHBA-ve dhe vendit tonë janë përputhur

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 14:50
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, sa i përket gazit tha se çështje të tilla duhet të shihen përtej kontekstit ekomomik.

Ai tha se Kosova ka përfituar sa herë interesat gjeostrategjikë të SHBA-ve dhe vendit tonë janë përputhur.

Selmanaj: Sa herë interesat e tyre gjeostrategjike janë përputhur me interesat tona na ka ra mirë

Çështje të tilla duhet parë përtej kontekstit ekonomik, ndoshta më së paku në aspektin ekonomik, edhe në kontekst të sigurisë edhe në kontekst që kam thënë herën e kaluar të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, e që disa prej tyre nga ana e qeverisë as që e kanë kuptuar çka po them me këtë.

Këtu është problemi, sepse reduktimi i mendjes së tyre është sa është çmimi, jo jo, raporti me Amerikën nuk është çështje çmimi, nuk është çështje e një periudhe të caktuar, është çështje strategjike dhe afatgjate dhe Kosova sa herë i ka pasur punët mirë me amerikanët dhe sa herë interesat e tyre gjeostrategjike janë përputhur me interesat tona strategjike na ka ra mirë si Kosovë, na ka ra mirë si shtet. A

tëherë ku është e keqja nëse ne shqetësohemi edhe për interesat strategjike të Amerikës”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat