AGK: Policia e Kosovës po e pengon punën e mediave

Aktuale

AGK: Policia e Kosovës po e pengon punën e mediave

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Pengohen dhe gjobiten nga Policia, ekipi i Klan Kosovës dhe RTV Dukagjinit
Policia e Kosovës fillimisht ka penguar e më pas edhe ka gjobitur një ekip të Klan Kosovës, i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes për të raportuar për grabitjen e armatosur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Gazetari Flamur Gajtani, kameramani Arben Kajtazi dhe shoferi Gazmend  Salihu, u penguan dhe më pas u gjobitën kur tentuan të shkojnë nëpër një rrugë alternative për të mbërritur te vendi i ngjarjes. 

Policia e Kosovës gjithashtu ka gjobitur edhe ekipin e RTV Dukagjinit, gazetarin Mehmet Krasniqi dhe kameramanin, Visar Kryeziu. Kjo rrugë u lejua të përdoret nga qytetarët e tjerë, por jo edhe nga këto ekipe televizive. 

AGK-ja, e dënon pengimin në punë të këtyre ekipeve dhe e fton Policinë e Kosovës, që në vend se të pengojë, të ndihmojë gazetarët që të bëjnë punën  e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat