“I ke ble 2 metra vorr”, kështu kërcënohet Aqifi për pronën e blerë në Hajvali

Aktuale

“I ke ble 2 metra vorr”, kështu kërcënohet Aqifi për pronën e blerë në Hajvali

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 21:24
Pamje nga video

Nga viti 2002, një tokë prej më shumë se një hektarësh e blerë në Hajvali, është në kontest pronësor mes një personi i cili posedon dokumentacion që ka blerë tokën dhe rreth 20 personave tjerë që gjithashtu pretendojnë se prona është e tyre.

Personi në emrin e të cilit figuron prona thotë se është kërcënuar nga njerëzit që kanë ndërtuar në pronën kontestuese.

“I ke ble 2 metra vorr”, shprehet ta kenë kërcënuar Ajet Aqifin.

Derisa Sami Arifi, njëri nga ndërtuesit thotë se tokën e kishin blerë para lufte nga një serbe, mirëpo nga viti 1990 trashëgimtari i saj kishte filluar t’iu bëjë probleme, pasi nuk e kishin përkthyer pronën me dokumente në katastër.

Për këtë problem ka lëndë në Gjykatën Komunale në Prishtinë tash e 18 vite.

Si pasojë e kësaj zvarritjeje, në parcelën hektarëshe ka vazhduar ndërtimi i më shumë se 25 shtëpive.

Emisioni Udhëve ka intervistuar palët në kontest si dhe ka arritur të zbardhë dëshmi nga shitësi i kësaj prone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat