Dardan Sejdiu: Kjo ishte arsyeja pse fitoi Përparim Rama

Aktuale

Dardan Sejdiu: Kjo ishte arsyeja pse fitoi Përparim Rama

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:36
Dardan Sejdiu, Përparim Rama

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka folur për garën në Prishtinë. Thotë se qytetarët zgjodhën dike që fliste për të ardhmen dhe jo dikë që krahasohej me të kaluarën.

“Në Prishtinë në këto zgjedhje unë besoj se është përsërit viti 2013 për faktin që në balotazh, sipas vlerësimit tim, ka ndodhur një votë interesante për z.Rama”, thotë Sejdiu.

“Njerëzit janë identifikuar më shumë me z.Rama se që janë identifikuar me Vetëvendosjen dhe Arben Vitinë”, shtoi ai.

”Për mua është interesante kur krahasojmë numrat. Në vitin 2013 Shpendi i ka fituar në balotazh rreth 38 mijë vota. Në vitin 2017 i ka fituar 42 mijë e 365 vota. Hala askush s’e ka fituar atë numër të votave, por z.Rama është mbi 40 mijë vota e z.Vitia rri nën 40 mijë vota”, shpjegoi ai.

“Interesante është për faktin  se si duket qytetarët kanë qenë më të interesuar për dikë që parasheh një vizion për të ardhmen se dikë që garon dhe krahasohet me të kaluarën. Unë besoj se kjo ka qenë në Prishtinë’, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat