Sami Kurteshi këkon decertefikimin e Ivan Todosijeviq dhe Sasa Miloseviq

Aktuale

Sami Kurteshi këkon decertefikimin e Ivan Todosijeviq dhe Sasa Miloseviq

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:32
KQZ

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka kërkuar që kandidati i Listës Serbe për asamble komunale në Zveçan, Ivan Todosijeviq të decertifikohet nga KQZ-ja.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga KQZ-ja të rishikojë vendimin për certifikimin e kryetarit të sapo zgjedhur të Novobërdës, Sasa Miloseviq. Kjo sepse sipas tij ai nuk ka deklaruar në mënyrë të saktë, gjatë deklarimit të kandidatëve për kryetar komunash.

“Një email e kemi marrë nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në lidhje me një kandidat të Listës Serbe, që është nominuar dhe megjithatë është zgjedhur, Ivan Todosijeviq, unë mendoj që KQZ-ja ka për obligim që ta decertifikojë, sepse ai ka një vendim të prerë të gjykatës. “

“Kom hi në fletoren zyrtare të Republikës së Serbisë dhe kam gjetë se Sasa Miloseviq, kryetari i sapo zgjedhur i komunës së Novobërdës, në të vërtetë në 2020-tën, në shkurt të 2020 është emëruar kryetar i komunës së Gjilanit, sipas sistemit të Republikës së Serbisë në Kosovë. Unë mendoj se kjo është totalisht e pa lejueshme, kjo është edhe e rrezikshme, njerëz që i luajnë dy role dhe hapur po shihet se luajnë rolin kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.” u shpreh Kurteshi.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, inkurajoi që kjo çështje të diskutohet më gjerësisht brenda KQZ-së.

“Mendoj që të dy rastet duhet të shqyrtohen nga KQZ-ja dhe duhet të mirret vendim, mirëpo të njëjtat besoj se duhet t’i shpërndajmë të gjitha këto informata te të gjithë anëtarët për ta shtjerrur mirë dhe marrim një vendim në kuadër të kompetencave që na takojnë si KQZ.” u shpreh Elshani.

Edhe Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi, kërkoi diskutimin e këtyre cështjeve në njërën nga mbledhjet e radhës.

“Për njërin nga kandidatët i cili ka fshehë një fakt në fazën e certifikimt nga ana e Komisonit Qendrorë të Zgjedhjeve dhe për kandidatin tjetër i cili mbanë edhe pozita në shtetet tjera fqinje, do të thoja se mund edhe do të duhej të analizohet nëse kjo është çështje me të cilën duhet të merret KQZ-ja, duke e decertifikuar të njëjtin, apo eventualisht është çështje me të cilën do të duhej të merrej Ministria e Pushtetit Lokal, përkatësisht Qeveria e Kosovës, duke e shkarkuar të njëjtin.” tha Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat